Transmetuar më 21-08-2019, 12:10

Sa shumë ekspertë turizmi paska patur Shqipëria! Të gjithë po flasin me të madhe se shpëtimi është trajnimi i mihalëve.

Problemi kryesor dhe themelor i turizmit shqiptar, nuk eshtë turistik, por strukturor: shumica e objekteve turistike janë ngritur në toka të vjedhura, në mënyrë të paligjshme dhe në shumë raste me para të pista. Këta lloj sipërmarrësish janë të specializuar në zhvatje, nuk ka rëndësi se zhvatin kosovarët, spanjollët apo tiranasit.

Si në shumë gjëra, edhe në turizëm në mendojmë se banditizmi çon përpara, se krimi sjell pasuri, sjell zhvillim. Në fakt, banditizmi prodhon gjendje te mjeruar si Shqipëria sot.

Qeveria nuk ka nevojë të trajnojë askënd: të fortët jantë të patrajnueshëm, kurse ata që zhvillojnë tokën dhe pasuritë e tyre, me ndershmëri dhe pasion e dinë shumë mirë se si duhet të sillen me turistët ose investojnë vetë në trajnim.

Mjafton të shikosh bujtinat e Thethit dhe të veriut në përgjithësi, të ndërtuara në shtëpitë dhe tokat e veta dhe të mbajtura me djersën e ballit, të kuptosh se çfarë e ka lënë në gjendje primitive dhe kriminale turzimin në bregdet.