Transmetuar më 21-08-2019, 13:23
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bushatit, teksa detajet nuk dihen ende.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosuri i identifikuar si Palok Dodaj rreth 70 vjeç, është gjetur në një kanal.

I dëmtuari është dërguar për mjekim në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Sakaq nga ana e policisë hetimet janë në vijim, për të zbukuar më shumë rreth ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vetëplagosje. /a.y/noa.al