Transmetuar më 21-08-2019, 14:41

María Domingo-García shkoi të punonte para 12 ditësh dhe që nga ai moment nuk është kthyer më në shtëpi.

Ajo bën pjesë në 680 emigrantët pa dokumente, të cilët u arrestuan më 7 gusht, teksa punonin në një impiant transformimi ushqimor në Mississippi, SHBA.

Që nga ai moment ajo mbahet e mbyllur në një strukturë ndalimi për emigrantët ilegalë në Louisiana, larg fëmijëve të saj.

Gruaja e cila jeton në SHBA prej 11 vitesh, është nënë e tre fëmijëve dhe e ka ende në gji më të voglën prej tyre, vajzën 4 muajshe nga e cila është ndarë.

Që të tre fëmijët kanë lindur në Amerikë dhe janë shtetas amerikan. Maria, gjinjtë e së cilës vijojnë të prodhojnë qumësht, mund të pësojë komplikime serioze shëndetësore, si enjtje dhe dhimbje të gjirit.

Një zëdhënës i ICE ( Immigration and Customs Enforcement) Bryan Cox, denoncoi rastin, duke kërkuar që autoritetet të ndërhyjnë. /a.y/noa.al