Transmetuar më 21-08-2019, 06:30

Një rrëfim shokues, ai i një 43 vjeçari i cili nuk e duroi dot tradhtinë e të shoqes ndaj mori vendimin e frikshëm.

Juan Carlos Garcia, vrau me armë zjarri gruan e tij 39 vjeçe, Sandra Castellanos dhe i mori jetën po ashtu, dashnorit të saj 35 vjeçar, Noe Gomez.

Për këtë ngjarje të ndodhur 4 gushtin e dy viteve më parë në Atlantiko, Kolumbi, këto ditë i dyshuari që iu nënshtrua procesit gjyqësor, ka rrëfyer gjithçka mbi ditën e zezë kur ekzekutoi çiftin ilegal.

Juani tha se kishte dyshime të forta se e shoqja po ia dridhte me një mashkull tjetër.

Mbrëmjen e 4 gushtit i tha të shoqes se po shkonte në punë dhe do vonohej ca.

Pasi doli jashtë, u fsheh nga pas shtëpisë. Priti vetën pak dhe në shtëpi vjen një mashkull tjetër.

Rikthehet në shtëpi dhe sigurohet që tre fëmijët po flinin në dhomat e tyre të gjumit. Më pas futet në dhomën e gjumit martesore dhe atje sheh mbi shtratin bashkëshortor, të shoqen duke bërë seks me mashkullin tjetër.

Iu errën sytë duke mos mundur ta kalojë ndaj nxori një pistoletë që mbante me leje në shtëpi dhe i vrau që të dy.

Në rrëfimin e tij, Juan tha edhe dy fjalë për të shoqen: "Ajo ishte mosmirënjohëse. Fundosi nderin tim si burrë. Gjithçka bëra, ishte që të heq qafe gruan që më shkatërroi jetën". /noa.al/