Transmetuar më 21-08-2019, 03:15

Fotot që gjeni në galeri janë publikuar nga ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi.

Në to shihen momentet nga zhvarrosja e Enver Hoxhës.

Në njërën nga fotot duket arkivoli i diktatorit i hapur, që u dëmtua gjatë zhvarrimit.

Trupi i Enver Hoxhës shihet i padekompozuar. Ai u zhvarros nga Varrezat e Dëshmorëve dhe u zhvendos në Sharrë.

Nga Kastriot Dervishi: Për çfarë duhet ta kujtojmë Enver Hoxhën?

Po rendis disa arsye pse emri i tij duhet kujtuar. Ka shumë arsye më tepër se kaq, por unë mendoj se ai duhet kujtuar për:

-Luftën civile të viteve 1943-1944. -Eksodin e vitit 1944. -Shkatërrimin e shtetit shqiptar të ndërtuar me aq sakrificë në vitet 1920-1939. -Përçarjen e madhe midis shqiptarëve nga zhvillimi i luftës së klasave. -Ndërtimin e shtetit eksperimental sovjetik me tipare klanore dhe krahinore. -Vrasjen dhe burgosjen e inteligjencies shqiptare të shkolluar nga Perëndim. -Grabitjen e vjedhjen e 320 tonë flori. -Grabitjen e individit, pronave dhe sendeve të tjera të paluajtshme -Bashkimin doganor dhe monetar me Jugosllavinë. -Izolimin e Shqipërisë nga bota dhe aleancat me armiqtë shekullorë të Shqipërisë. -Shkatërrimin e natyrës me çpyllëzime, vepra industriale të panevojshme e me humbje financiare dhe ekologjike. -Gatimi i njeriut të ri internacionalist proletar. -Burgimet, internimet e persekutimet e popullsisë. -Shkatërrimin e rrjetit arkivor të vendit dhe pasurisë kulturore të vendit. -Për urinë dhe rreckosjen që i shkaktoi shqiptarëve si rrallë herë në histori. -Për dëmet e shumta që asnjë pushtues nuk i shkaktoi vendit sa i shkaktoi regjimi i tij. -Prapambetjen e thellë në të cilën e la vendin.

Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve.