Transmetuar më 21-08-2019, 19:08

Katër adoleshentë kanë mohuar akuzat se sulmuan një çift lezbikesh në një autobus në Londër, pasi ato nuk pranuan të putheshin para tyre.

Grupi i adoleshenteve – dy të moshës 17, një 16 dhe një 15 vjeçar – akuzohen për ngacmim të Melania Geymonat, 28 vjeçe, dhe partneres Christine Hannigan, 29 vjeçe, në autobus gjatë natës, më 30 maj.

Djemtë – emrat e të cilëve nuk mund të publikohen për shkaqe juridike – akuzohen se iu afruan çiftit, pasi ishin ulur pas tyre dhe u bënin pyetje të çuditshme para se të hedhin monedha para tyre, duke kërkuar që ato të putheshin.

Prokurori tha se djemtë hipën në autobus dhe dy filluan të bënin komente për seksualitetin e tyre.

Gjykatës iu tha se një prej vajzave u përpoq të “shmangte” vërejtjet por ata “vazhduan të ishin mosrespektues ndaj tyre”.

Ata donin që vajzat  të performonin për ta.

Zonja De Silvba shkoi të dëshmonte në gjyq dhe tha se grupi i djemve dëshironte që çifti “të performonte për ta” dhe shtoi se “djemtë u përpoqën ta detyronin çiftin të puthej”.

Pasi hodhën monedhat, ndodhi grindja dhe rrëmuja dhe prokurori tha se “në grindje, të pandehurit u larguan nga autobusi.”

Të katër të pandehurit akuzohen për përdorim të fjalëve kërcënuese, abuzive, fyese.

Djemtë u paraqitën në gjykatë, të gjithë të veshur me veshje rastësore, të shoqëruar nga prindërit e tyre dhe avokatët. Ata edhe më herët kanë qenë nën akuzë.

Njëri prej tyre, 17-vjeç, u akuzua gjithashtu se posedonte kanabis, të cilën ai e mohoi.

Një 15-vjeçar përballet me një akuzë tjetër për vjedhje të një karte bankare, të cilën ai gjithashtu e mohoi.

Kurse 16-vjeçari tjetër u akuzua për trajtimin e një telefoni të vjedhur dhe për vjedhjen e një kuletë.

Ai u deklarua jo fajtor për telefonin, por u deklarua fajtor për vjedhjen e çantës.

Të gjithë ata kanë qenë të liruar me kusht, por të tre ishin urdhëruar të mos kontaktonin me njëri-tjetrin ose me ndonjë dëshmitar.

Gjyqi i tyre mbi dhunën ndaj dy lesbikeve që tronditi Britaninë do të zhvillohet në nëntor. /a.m/noa.al