Transmetuar më 21-08-2019, 20:20

Një grup ekspertësh u kthye me dëshpërim pas zhytjes që bënë në anijen “Titanik”, në Oqeanin Atlantik.

Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë e cila po zhduket me shpejtësi.

Detaji ndoshta më interesant ishte edhe zhdukja e vaskës së kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më.

“Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historani Parks Stephenson.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti. /k.k/noa.al/