Transmetuar më 22-08-2019, 00:06

Ata na kanë mahnitur me lojërat e tyre.

Sa herë që ata janë në fushë, beteja zhvillohet edhe mes tifozërive.

Bëhet fjalë për portugezin Cristiano Ronaldo dhe argjentinasin Lionel Messi.

Së fundmi shkenca ka dhënë një përgjigje se kush është më i fortë mes tyre.

Sipas hulumtuesve të “Leuven University” (Belgjikë) dhe shoqërisë holandeze “SciSports”, e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i forti është Lionel Messi.

Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018, duke marrë në konsideratë gjuajtjet, pasimet, driblimet, përplasjet dhe gjithçka tjetër që një futbollist bën në fushën e blertë për të ndikuar në rezultat.  Mesi ka dukshëm përparësi ndaj Ronaldos./a.k/noa.al/