Transmetuar më 22-08-2019, 07:41

Dajana Shabani është një prej moderatoreve më të komentuara në mediat rozë, e përfolur shpesh për jetën e saj private.

Pas divorcit nga babai i vajzës së saj, Dajana pranoi publikisht se është në një lidhje, ku më vonë u zbulua se bëhet fjalë për boksierin Kamer Maloku.

Ditëve të fundit u përfol se moderatorja është ndarë me Kamerin, për shkak se nuk e ndiqnin më njeri tjetrin në rrjetet sociale.

Por Dajana iu ka mbyllur gojën të gjithëve teksa ka publikuar një foto pranë partnerit të saj shoqëruar me fjalët “Krijo, mos urre”.

Lidhur me shkrimet e qarkulluara rreth ndarjes ajo ka shkruar se, “Port (hale) se po të jap famë. Se më vjen keq për një koment dhe dy like që ke. Mua s’më ka hequr njeri nga puna, as s’më ka lënë njeri dhe mbi të gjitha s’ka lindur ai njeri që të më flliq. Kur bëni shkrime keni mungesë vitamine”. /a.y/noa.al