Transmetuar më 22-08-2019, 09:39

Ura Pont des Trous në Tournai nuk ekziston më, pavarësisht protestave të qytetarëve.

Një prej urave më të vjetra në Europë e cila ndodhej në Belgjikë, u shemb me ruspa gjatë javës së parë të gushtit, në mënyrë që të mundësohet kalimi i anijeve tregtare.

Ura e cila lidhte dy fortesa të vogla, ishte një nga më të vjetrat e stilit gotik në Europë.

E ndërtuar mes viteve 1281 dhe 13000, ura Pont des Trous, kishte arritur që ti mbijetonte bombardimeve të luftës së dytë botërore, por jo interesave ekonomike të qytetit.

Kjo pasi ura nuk lejonte kalimin e anijeve më të rënda se 1500 ton, duke u bërë kështu një pengesë për kanalin që lidhte Senën dhe Scheldt, ku kalojnë vazhdimisht anije tregtare, shkruan noa.al.

Pas protestave të banorëve, ministria e Punëve Publike premtoi se ura do të rindërtohet me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtët gurë, por më e lartë dhe më e gjerë.

Por këtë premtim nuk janë të shumtë ata që e besojnë, duke qenë se shumë gurë përfunduan në ujë. /a.y/noa.al