Transmetuar më 22-08-2019, 10:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është bërë gjysh për herë të dhjetë.

Ka ardhur në jetë Carolina Dorothy, vajza e djalit të tretë të Presidentit, Eric Trump dhe e bashkëshortes së tij Lara.

“Urime, jam kaq krenar”, shkroi në Twitter, Presidenti amerikan.

Eric dhe Lara, kanë aktualisht një djalë 1 vjeç, me emrin Luke.

Nipërit e tjerë të kreut të Shtëpisë së Bardhë, janë pesë fëmijët e djalit të madh Donald Junior dhe ish-bashkëshortes Vanessa dhe tre fëmijët e vajzës Ivanka Trump dhe Jared Kushner. /a.y/noa.al