Transmetuar më 22-08-2019, 12:35

Kur mezi po pritet që stadiumi i ri kombëtar të inaugurohet, është ndezur një debat i ashpër mes FSHF-së dhe qeverisë mbi emrin që ai do të mbajë.

FSHF kërkon që emrin t’ia vërë një sponsor, duke hapur edhe një ankand për këtë, ndërsa qeveria kur nisën punimet e pagëzoi me emrin “Arena Kombëtare”, ndërkohë që Erion Braçe thotë se stadiumi e ka emrin “Qemal Stafa” dhe ky emër do t’i mbetet përgjithmonë.

Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka reaguar sërish ndaj FSHF-së dhe më konkretisht drejtorit Dervishi, lidhur me idenë për të shitur emrin e stadiumit të ri Kombëtar.

Sipas Braçes çdo gjë e bukur, e madhe dhe historike në futbollin shqiptar lidhet me emrin “Qemal Stafa”.

Braçe shprehet se drejtori në Federatë nuk di të ndajë atë çka është Kombëtare nga ajo që konsiderohet lokale.

Stadiumi i ri është pagëzuar me emrin “Arena Kombëtare”, megjithëse edhe ky emër mbetet i diskutueshëm, sepse numri dy i qeverisë thotë se “më vjen të të kujtoj se çdo gjë e bukur,  e madhe dhe historike në futbollin tonë, lidhet me “Qemal Stafën”! Nuk ja hiqni dot njeriu nga mendje këtë!”

Reagimi i plotë i Erion Braçes:

“Perseri pergjigje tregtaresh per QEMAL STAFEN!

Si ka mundesi qe ne FSHF, askush-edhe ky me i dituri drejtor, nuk ndan dot ate qe eshte “kombetare” nga ajo qe eshte “lokale”, nuk ndan dot ate qe eshte “publike” nga ajo qe eshte “private”? As qe dua pergjigje nga te tille, por patjeter qe kam pergjigje per “argumentat” e drejtorit;

E para, stadiumi Qemal Stafa e ka emrin; Nuk ka asnje akt ti kete hequr kete emer!

E dyta, stadiumi Qemal Stafa eshte KOMBETAR, ne kryeqytet, nuk eshte stadium ne Brighton!!!!!!

Per kete arsye ju solla si shembull stadiume te tille historike ne Londer, Berlin, Paris, Rome, Madrid;

Ne asnje prej tyre emri nuk eshte tregetuar! Ju nuk flisni per to e per kete fakt!

Se ja ben muuuu qe nuk shitet as tek bankat, as tek nafta, as tek telefonia,  as tek sigurimet ajo qe eshte kombetare historike! Ëembley u ribe nga e para,por emri nuk u tregetua!

Sa per argumentin tregetar se shet emri egzistues me shume se emri i nje kompanie, me vlen te te kujtoj se cdo gje e bukur,  e madhe dhe historike ne futbollin tone, lidhet me “Qemal Stafen”! Nuk ja hiqni dot njeriu nga mendje kete!

E treta, stadiumi Qemal Stafa, do te jete nje aset i nje institucioni publik, asfare privat, sic FSHF. Te pakten, juridikisht eshte keshtu, packa se si administrohet eshte e tille, publike.

Venia ne te njejtin kandar te asetit te nje institucioni publik me asetin e nje klubi privat futbolli, kudo ne dynja, eshte qesharake deri ne dhimbje!

Juventus zotni eshte nje klub privat futbolli, sovran per te vendosur nga pikpamja tregtare per stemen ( ju nuk ndryshoni dot stemen e Shqiperise), per fanellen, sponsorin ne te (ju nuk mund te vendosni sponsor ne fanellen e kombetares), asetin, stadiumin, emrin e tij (ju nuk mund te tregtoni ate qe eshte, Qemal Stafen dhe ate qe eshte kombetare).

Se katerti, drejtor e te gjithe sa jeni;

Shisni garen tuaj!  E beni dot? Nuk besoj; ua thone kompanite e marketingut:

Nuk shesin dot as edhe nje ndeshje tuajen, finale, jo me garen! Edhe Kosova e shet garen, ju jo!

Bejeni gare, bejeni te drejte, te ndershme, cilesore dhe shiteni!

Aty keni te drejta ju! Emri i kompanise ne stadium, shet produktin e saj, jo futbollin tuaj!”

/a.m/noa.al