Transmetuar më 22-08-2019, 13:22

Është ndër “kafshët” më të vogla, por me rrezikshmërinë më të madhe për njeriun, duke shkaktuar mijëra viktima çdo vit.

Në 20 gusht është World Mosquito Day, dita ndërkombëtare e mushkonjës, ditë në të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë organizon aktivitetet të shumta kundër malaries.

Data është zgjedhur në kujtim të Sir Ronald Ross, i cili pikërisht në këtë ditë në vitin 1897 zbuloi se është mushkonja femër ajo që e transmeton malarien.

Pikërisht kjo sëmundje është shkaktuar nga ky insekt dhe sipas OBSH, në vitin 2017, shkaktoi 435 mijë vdekje në botë dhe 215 milionë raste infeksionesh, të përqendruar kryesisht në 10 vende të Afrikës dhe në Indi.

“Cila mendoni se është kafsha më e rrezikshme në Tokë? Gjarpri? Peshkaqeni. Përgjigja është asnjëra prej tyre. Janë mushkonjat?”, shprehet Bill Gates në sajtin e shoqatës.

Sipas kërkimeve të shoqatës, mushkonjat vrasin çdo vit 725 mijë persona, shumë më shumë se gjarpërinjtë, të cilët numërojnë 50 mijë raste dhe qentë që numërojnë 25 mijë raste. /a.y/noa.al