Transmetuar më 22-08-2019, 14:42

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane të Reggio Emilia, i kapur me kokainë.

28-vjeçari Elton Barameta u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur e enjtja gjatë një kontrolli në makinë.

Të riut iu gjetën 3.5 kilogramë kokainë të fshehura në një vend të fshehtë në makinë, në pjesën e kroskotit.

Ndërkohë nga kontrolli në banesë, u gjetën edhe 30 mijë euro, të cilat dyshohen se janë siguruar nga aktiviteti kriminal.

Dyshohet se Barameta merrej me furnizimin e shpërndarësve të vegjël me lëndë narkotike, teksa hetimet lidhur me të janë në vijim.

Kokaina e sekuestruar me vlerë tregu shkon rreth 250 mijë euro. /a.y/noa.al