Transmetuar më 22-08-2019, 18:28

Bota e artit ka pësuar një tjetër humbje të madhe, teksa këtë herë është ndarë nga jeta aktori Shpëtim Zani.

Roli i vetëm, por goxha i spikatur i tij ishte ai i Colit te filmi shqiptar “Debatik”.

Një sulm në zemër i mori jetën aktorit, lajm të cilin e kanë bërë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale.

Shpëtim Zani ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, por u shndërrua në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar.

Ishte regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, ai që e përzgjodhi Zanin në rolin e Colit në vitin 1960. /k.k/noa.al/