Transmetuar më 22-08-2019, 18:46

Asion Daja nuk është më lojtar i Tiranës, teksa këtë sezon ka arritur marrëveshjen me Skënderbeun.

Mesfushori ka arritur sot akordin me klubin duke ju bashkuar ekipit bardhekuq për një sezon.

29-vjeçari ka nënshkruar sot kontratën së bashku me menaxherin e përgjithshëm, Gerhard Takaj në zyrat e klubit në Tiranë dhe menjëherë është nisur drejt Korçës.

Daja do të zhvillojë sot një seancë individuale dhe do t’i bashkohet grupit nesër në përgatitjet e fundit të kuadër të takimit të së shtunës ndaj Flamurtarit.

Lojtari kryeqytetas vjen pas eksperiencës 3 vjeçare te Tirana, ku shënoi 2 gola në 79 takime. /k.k/noa.al/