Transmetuar më 22-08-2019, 19:04

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja ka njoftuar Presidentin Meta për dorëheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri të kryeqendrës së Veriut.

Presidenti Meta është njoftuar përmes një letre zyrtare, ku Prefekti vë në dijeni metën për konstituimin e Këshillit bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” me 19 gusht mes tensioneve të shumta, ku nuk munguan edhe përplasjet e protestuesve të opozitës me forcat e policisë.

Prefekti i qarkut të Shkodrës sqaron mes të tjerash Presidentin për zgjedhjen e kryetares së këshillit dhe për vendin vakant të kryetarit, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas publikimeve të dokumenteve nga Partia Demokratike, sipas të cilave rezultonte i dënuar për trafik droge në Itali.

Në letrën dërguar Metës, Prefekti thotë se dorëheqja e Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër dhe zyrtarisht tregon se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vakant. /k.k/noa.al/