Transmetuar më 22-08-2019, 20:09

Japonia po përballet me një fluks të pazakontë majmunësh, të cilët kanë “pushtuar” vendin.

Kjo ka detyruar forcat e armatosura që të mobilizohen për të qenë në gatishmëri.

Majmunët vjedhin të mbjellat e fshatarëve. Më shumë se 30 vullnetarë në komunitetin malor të Kaidës janë regjistruar në ushtrinë e formuar dhe kanë marrë trajnime për përdorimin e armës në mënyrë që të ndalojnë majmunët të marrin misër, lakra dhe kultura të tjera bujqësore.

Kur në fshat shihet një majmun u dërgohet mesazh të gjithë anëtarëve të grupit që shkojnë në vendngjarje të pajisur me armë.

Ushtarët duhet vetëm të gjuajnë në ajër për të trembur kafshët. /k.k/noa.al/