Transmetuar më 22-08-2019, 20:19

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në rrugën “Myslym Shyri”, ku një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri, policia ka identifikuar autorin si dhe arsyet e konfliktit.

I riu që mbeti i plagosur rëndë është identifikuar, si Indrit Çelaj me origjinë nga Mallakastra.

Ai raportohet se ishte duke punuar në pajisjen me sistem kondicionimi të një vile 3-katshe, që ishte në rikonstruksion, ndërsa pas plagosjes, kolegu i tij me të cilin po rregullonte kondicionerin e transportoi atë  në Spitalin e Traumës.

Mësohet se Çelaj dhe autori i ngjarjes me iniciale L.V, i cili është shpallur në kërkim kanë pasur një konflikt të çastit mes tyre. Policia nuk ka dhënë detaje mbi lidhjen që ka pasur autori me konfliktin dhe arsyen e përdorimit të armës.

Raportohet se Çelaj ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të personit me iniciale B.K., ndërkohë 26-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kome, pasi plagës që mori në kokë. Vijojnë hetimet mbi zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, si dhe kapjen e autorit./a.m/noa.al