Transmetuar më 22-08-2019, 20:48

Liqeni artificial i Pukës, i kthyer tashmë në një destinacion turistik, ofron për të gjithë vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një sërë fotosh që tregojnë transformimin e liqenit të Pukës, kjo sipas tij falë falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

Rama shkruan se më herët pranë liqenit të Pukës kishte vetëm ferra, gropa e plehra e nuk shkelte askush.

“Ky është liqeni në fund të bulevardit të qytetit të vogël të Pukës. Imazhet aktuale që do t’ju pëlqejnë besoj, s’janë 3D po fotografi nga realiteti i një destinacioni të ri turistik, aty ku deri dje, siç mund ta shihni në fotot e para pak kohe, kishte vetëm rrënim, ferra, gropa e plehra e nuk shkelte askush. Falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, në atë qytet mes pyjesh e peizazhesh fantastike, po ndodh një transformim që vit pas viti, do të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj”,-thotë Rama./a.k/noa.al/