Transmetuar më 22-08-2019, 21:26

Kaleb Ekuban mund të cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur në superligën shqiptare.

Ish-sulmuesi i Partizanit, vijon të shkëlqejë me fanellën e turqve të Trabzonsporit.

Ganezi ka arritur të realizojë dopietë në përballjen e sotme që është duke u zhvilluar në Athinë, mes grekëve të AEK dhe Trabzonsporit.

Kjo sfidë është e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Europës.

Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Livajës në minutën e 4-t, ndërkohë që turqit arritën të përmbysnin rezultatin në pjesën e parë, pas dopietës të shënuar nga ish-futbollisti i Partizanit në minutat 29′ dhe 44′.