Transmetuar më 22-08-2019, 21:55

Gjashtë persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të moshës 62 deri në 85-vjeçare, janë arrestuar pasi oficerët e policisë hynë në pyll dhe i panë ata duke bërë seks.

Grupi u arrestua në një zonë të mbrojtur në Fairfield, Connecticut, që është me madhësi rreth 87 hektarë.

Sipas Associated Press, policia tha se kishte gjetur postime në reklama në internet, ku lihej një vend për t’u takuar për të bërë seks.

Oficerët filluan një operacion vëzhgimi për të arrestuar këdo që merr pjesë në aktivitetin e paligjshëm.

Ata dyshohet se kanë vërejtur grupin prej pesë meshkujsh dhe një grua, që kryenin një numër shkeljesh të ligjit para se të arrestoheshin.

Të gjashtë tani përballen me akuza por u lanë të lirë pasi premtuan se do të paraqiteshin në gjykatë.