Transmetuar më 22-08-2019, 22:52

Është arritur marrëveshja. Sulmuesi Kristal Abazaj do t’i bashkohet nesër Kukësit, në ditën kur edhe nis sezoni i ri. Kukësi përballet me rivali kryesor Partizanin, në betejë për titull, në ndeshjen e javës së parë , ndeshje që hap edhe siparin e kampionatit.

Kukësi ka arritur akordin me Anderlecht, për mesfushorin me tipare sulmuese.

23 vjeçari do të kalojë në formë huazimi te nën-kampionët e vendit.

Abazaj u largua nga Luftëtari një sezon më parë, ku firmosi për tre vite me Anderlecht për shifrën e 750 mijë eurove. Dëmtimet e shpeshta e detyruan lojtarin e kombëtares shqiptare që të humbasë vendin në listën e të grumbulluarve te gjiganti belg, çka solli edhe huazimin te Osijek.

Edhe te Osijek, Abazaj nuk ia doli të fitonte besimin e trajnerit.

Pas largimit të Valdet Ramës, Kukësi kishte financat e duhura për lëvizjen e madhe, ndaj edhe 23 vjeçari do të përfitojë aq sa merrte ai, rreth 8.5 mijë euro në muaj.

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro ka folur sot për finalen e humbur të Superkupës së Shqipërisë, gjendjen aktuale të ekipit dhe merkaton, dhe zbuloi ardhjen e mesfushorit të avancuar, Kristal Abazaj.

“Abazaj? Ky është thelbi që e kam marrë skuadrën vonë. Ka ardhur Obanur me dy ditë stërvitje dhe mund të luajë të premten.”

“Vjen Abazaj sot në stërvitje dhe me këto kushte duam të marrim pikët e para. Skuadra do kohën dhe momentin e duhur por nuk kemi çfarë bëjmë. Skuadra do të jetë e fortë gjatë gjithë kampionatit por koha e shkurtër që kemi në dispozicion është mirë. Para ndeshjes së kupës, shpresoja të shtyhej një javë kampionati. Kemi një kundërshtar pa ndryshim nga Kupat e Europës. Nëse e kalonim atë ditë, ishte e paimagjinueshme.”

Dori foli edhe për ndeshjen e parë të kampionatit.

“Historia e një ndeshjeje me eliminim është gjë tjetër. Kam ardhur për kampionatin dhe Kupën dhe e kam thënë para finales. Duke pasur jo skuadrën e plotë dhe duke ardhur Kotobelli me 1 ditë stërvitje, gabimet e tij janë të pranueshme.”

“Nga eksperienca mendova se do të dilte mirë. Një skuadër si Partizani që është e konsoliduar kundër një skuadre të re do ta shmangia. Do të ndryshohet fizionomia e lojës gradualisht. Me fitimin e Kupës janë më mirë moralisht por kam besim se me atë që zhvilluam, përveç shtesës them se ishim mirë. Do të forcohemi edhe me stolin dhe Partizani e meritoi fitimin e ndeshjes. Historia fillon sot me kampionatin dhe Kupën dhe do të bëjmë ndeshje të mirë”, theksoi trajneri Shpëtim Duro.

Objektivi ndaj Partizanit? "Duam një ndeshje të mirë, pikë por është kampionat i gjatë dhe jo vetëm një trofe me 10 minuta. Nuk ka njeri këtu që të luash me Partizanin në moment të shpejtë në atë formë dhe të dominosh, nuk është e lehtë. Kjo lojë dhe kjo mënyrë loje në skuadër, më bëjnë optimist. Me afrimin e Abazajt dhe ndonjë tjetri, më bën optimist për skuadër të fortë. Nuk ka trajner që nuk e do fitoren."/a.m/noa.al