Transmetuar më 22-08-2019, 22:58

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se në 30 qershor nuk pati zgjedhje sepse 85% e qytetarëve i bojkotuan.

Basha tha se opozita shmangu skenarin e gjakderdhjes në 30 qershor, ndërsa akuzoi Ramën duke thënë se kishte një qëllim të vetëm: të shkaktonte viktima.

“Në 30 qershor nuk ka patur zgjedhje as në kuptimin politik, as në kuptimin kushtetues dhe as për qytetarët që e bojkotuan 85%’, deklaroi Basha në një intervistë në Syri.net.

‘Shumë qytetarë e kanë parë. Dislokoi në ditën e zgjedhjeve një skenar krimi për të shkaktuar viktima.

U bënë pjesë kriminelë, oficerë policie për të kthyer çdo protestë qytetare në qendrat e votimit në përplasje civile”, shtoi më tej kryedemokrati.