Transmetuar më 22-08-2019, 23:20

Pak muaj më parë u përfol për një sherr mes reperit Noizy dhe modeles Oriola Marashi.

Ata ishin miq të ngushtë dikur, mirëpo nuk kanë munguar edhe zënkat mes tyre herë pas here.

Miq të afërt të modeles treguan se ajo dhe Noizy ishin distancuar për shkak të një mosmarrëveshjeje dhe Oriola nuk ishte më pjesë e grupit të njohur “OTR”.

Që prej asaj kohe, ata të dy nuk janë parë më bashkë.

Mirëpo, Noizy së fundmi me disa postime në Instastory, ku mes vajzave të tjera, kishte publikuar edhe dy foto të Oriolës, e veshur me linjën e tij të rrobave.

Mesa duket, Noizy nuk i mban mëri modeles, të cilën e publikoi jo një, por dy herë në Instastory.

Ftesë kjo për miqësi? /a.m/noa.al