Transmetuar më 23-08-2019, 08:27

Tashmë është pjesë e ekipit të Juventus, por për nëntë sezone me radhë Cristiano Ronaldo ka mbajtur veshur bluzën e Real Madrid, duke sfiduar në kampionatin spanjoll dhe Champions League me Lionel Messi.

Tashmë Ronaldo flet për rivalin më të madh të tij, “Nuk ka dyshim që rivaliteti me të më ka bërë një lojtar më të mirë, ashtu si unë kam ndikuar tek ai. Në futboll dhe në sport, rivaliteti është i shëndetshëm dhe unë nuk mund veçse ta admiroj karrierën e Leo”.

Në një intervistë për TVI, futbollisti portugez ka treguar se ka një raport të shkëlqyer profesional me Messin.

Po ashtu tregon se nuk i ka ndodhur që të dalë për darkë me Messin, por shton se kjo gjë mund të ndodh dhe se nuk ka asnjë problem mes tyre, shkruan noa.al.

Nga ana tjetër Ronaldo thotë se nuk ka ndërmend që ta braktisë kombëtaren, duke shtuar se do të shkojë gjithnjë në Portugali, sa kohë që të ketë fuqi. /a.y/noa.al