Transmetuar më 23-08-2019, 09:46
Indrit Çelaj

Nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra, i riu i plagosur ditën e djeshme, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

26-vjeçari me origjinë nga Mallakastra dhe me banim në Tiranë, Indrit Çelaj ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagës së shkaktuar me plumb në kokë.

Ngjatrja e rëndë ndodhi teksa viktima ishte duke punuar në pajisjen me sistem kondicionimi të një vile trekatshe, që ishte në rikonstruksion, ndërsa pas plagosjes, kolegu i tij me të cilin po rregullonte kondicionerin e transportoi në Spitalin e Traumës.

Mësohet se Çelaj dhe autori i dyshuari ngjarjes me iniciale L.V., i cili është shpallur në kërkim kanë pasur një konflikt të çastit mes tyre.

Raportohet se Çelaj ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të personit me iniciale B.K., ndërkohë 26-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje kome, pas plagës që mori në kokë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Indrit Çelaj pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V., ky i fundit dyshohet se e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje. /a.y/noa.al