Dy artistët, që hoqën shpejt dorë nga politika!
Transmetuar më 23-08-2019, 14:26

Disa nga aktorët më të njohur të vendit tonë, pas ’90 u angazhuan edhe në politikë.

Të tillë ishin aktorët e njohur Robert Ndrenika dhe Rajmonda Bulku, të cilët iu bashkuan si deputetë Kuvendit të Shqipërisë, nën siglën e Partisë Demokratike, por në periudha të ndryshme.

Megjithatë, ata patën të njëjtin fat, duke u larguar nga politika, për t’u angazhuar sërish në jetën artistike. Madje hoqën dorë, pas vetëm një legjislature.

Ndonëse nga mosha interpretojnë më rrallë, kryesisht në teatër, Robert Ndrenika dhe Rajmonda Bulku, siç shihet edhe nga kjo foto, pavarësisht se mbajnë mbi supe me dhjetëra role, vazhdojnë të shquhen për modestinë, ashtu siç ndodh thuajse me të gjithë artistët e vërtetë të vendit tonë.  /a.m/noa.al

Loading...
Loading...