Aksident i rëndë në Prishtinë/ Defekt me frenat, kamioni i mbeturinave përplas disa makina (Foto)
Transmetuar më 23-08-2019, 14:49

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në Prishtinë.

Në kryeqytetin e Kosovës, në rrugën “Agim Ramadani”, nga ky aksident janë përfshirë disa vetura.

Nga raportimet e para, shkak i këtij aksidenti besohet të ketë qenë kamioni i kompanisë së mbeturinave, pasi ka pasur probleme me frenat dhe nuk ka arritur të ndalojë duke dalë në korsinë e gabuar, ku edhe ka goditur disa vetura që ishin duke qarkulluar në këtë rrugë.

Përveç dëmeve materiale nuk ka ende raportime, nëse nga ky aksident, ka pasur të lënduar./a.m/noa.al

Loading...
Loading...