Transmetuar më 23-08-2019, 15:21

Ish- presidenti Bujar Nishani, sot në Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Komunizmit, në Shqipëri, tha se “shumë aktorë të regjimit më barbar stalinist të Evropës Lindore janë ende vendimarrës në politikë, drejtësi, ekonomi, siguri, shoqëri!

Nishani, aktualisht funksionar në Partinë Demokratike, shtoi se “hetimi i krimeve të komunizmit mbetet ende i ndaluar.”

“Rezolutat e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, ende të pa zbatuara!”

“Prona private ende e konfiskuar!”

“Hetimi i atyre krimeve, çështje e Sigurisë Kombëtare!”

a.m/noa.al