Transmetuar më 23-08-2019, 22:20

Një 55-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rolandit”.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e aksidentit, si dhe identifikimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.

Sipas informacioneve paraprake, makina e ka përplasur 55-vjeçarin, teksa ai ishte duke ecur në këmbë.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 21:15,  në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç  ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar  ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.”/a.m/noa.al