Transmetuar më 23-08-2019, 22:34

Flakët vijojnë prej dy netësh të djegin kurorën e gjelbër në Shëngjin, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe ato të shpëtimit, po bëjnë të pamundurën për shuarjen e zjarrit masiv.

Zjarrfikësit në Shëngjin të Lezhës, të cilëve u kanë shkuar në ndihmë edhe ekipe nga kryeqyteti dhe qytete të tjera përreth, ende po luftojnë me vatrat e zjarrit.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me këtë situatë.

Aktualisht janë të angazhuar në terren 200 efektivë për shuarjen e flakëve.

Sipas MB, trupat e MZSH-së, pushteti vendor, Forcat e Armatosura në bashkëpunim edhe me banorët e zonës, po punojnë intensivisht për të mbajtur flakët nën kontroll.

Deri tani, asnjë prej banesave të zonës nuk është e rrezikuar./a.m/noa.al