Transmetuar më 24-08-2019, 08:42

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur sot ditën me urimin e zakonshëm për shqiptarët, “Mirëmëngjes”, duke zgjedhur edhe rastin e një qytetari, të cilit i është dhënë zgjidhje problemit të tij, që i ishte zvarritur për vite me radhë, mbi hipotekën.

“Dhe me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë,” ka qenë mesazhi i Kryeministrit Rama.

Jani Daja, në videon e pasqyruar nga Rama me këtë rast, thotë se kishte 15 vjet që sorollatej nëpër zyrat e hipotekës, por kishte vendosur të mos paguante asnjë lek, derisa të fitonte të drejtën që i takonte. Ai shtoi se vetëm pasi iu drejtua platformës që ka prezantuar Kryeministri Rama, mori zgjidhje që kërkonte brenda 10 ditësh.

/a.m/noa.al