Transmetuar më 24-08-2019, 11:42

Një 26 vjeçare është ndaluar nga policia e Elbasanit, nën akuzën e mashtrimit.

Ajo kishte përfituar 500.000 lekë në këmbim të ndihmës për legalizim të banesës të një personi.

Vajza e arrestuar me iniciale A.D, banuese në Tiranë kishte gati 2 vite që mashtronte shtetasin B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit, do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.

Në këmbim të këtij favori 26 vjeçarja kishte përfituar deri tani 5 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë në një tjetër rast efektivet e krimit ekonomik në Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan.

Ajo ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.

Kryeministri Edi Rama, sot në zgjidhjen që i ka dhënë një qytetari mbi hipotekën e shtëpisë, për çështjen e zvarritur prej 15 vitesh, tha se zyrtari që kishte neglizhuar është shkarkuar nga puna.  /a.m/noa.al