Transmetuar më 24-08-2019, 18:32

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Shqipërisë me Islandën, e vlefshme për eleminatoret e Europianit 2020.

Takimi do të luhet në datën 10 shtator në orën 20:45.

Përballja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” për shkak të shtyrjes së punimeve që po bëhen në stadiumin kombëtar.

Shqipëria bën pjesë në grupin H sëbashku me përfaqësueset e Francës, Turqisë, Islandës, Moldavisë dhe Andorrës.

Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për kombëtaren shqiptare pasi ajo gjendet në vendin e katërt me 6 pikë, vetëm 3 pikë larg vendeve të para.

Më poshtë tabela me çmimet e biletave. /k.k/noa.al/