Transmetuar më 24-08-2019, 18:52

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë pasi një burrë vrau ish-gruan e tij në prani të vajzës.

Kjo e fundit është filmuar teksa i lutet nënës së saj që të mos vdesë, ndërsa video është bërë virale.

Sa i përket ngjarjes, Emine Bulut u qëllua për vdekje me thikë në një kafene në 18 gusht në Kirikkale.

Në një video të postuar në mediat sociale nëna ulërinte dhe mbante qafën, ndërsa vajza e saj 10-vjeçare i lutej të mos vdiste.

Gjatë dëshmisë në gjykatë Varan tha: “Ajo po më fyente ndërsa fliste për kujdestarinë e fëmijës tonë, unë e godita me thikë”.

Më pas ai u fut në një taksi dhe iku nga vendi i ngjarjes, dhe ndërroi jetë në spital. /k.k/noa.al/