Transmetuar më 24-08-2019, 19:52

Skuadra e Vllaznisë e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin në kategorinë superiore.

Veriorët fituan ndeshjen e parë përballë Laçit duke treguar se rënia nga kategoria ishte rastësi që ndoshta nuk do të përsëritet më.

Skuadra nuk e vuri në diskutim fitore, edhe pse shënoi vetëm një gol në fund të pjesës së parë.

Laçianët u përpoqën të reagonin por më kot, nuk arritën të çajnë mbrojtjen. /k.k/noa.al/