Transmetuar më 24-08-2019, 20:01

Mbi 15 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e atakut kardiak, shifra këto shqetësuese.

Por studiuesit në Iran dhe Britanië e Madhe pretendojnë se kanë zbuluar pilulën kundër infarktit.

Medikamenti përmban aspirin që hollon gjakun, një statinë që ul kolesterolin dhe dy ilaçe për uljen e presionit të gjakut.

Kërkuesit, në Iran dhe Britaninë e Madhe, thonë se pilula ka një ndikim të madh dhe mund të kushtojë fare pak.

Sipas tyre, ky ilaç mund t’i jepet kujtdo që ka kaluar një moshë të caktuar, në vendet e varfra, ku mjekët janë më pak në gjendje të vlerësojnë gjendjen e çdo individi. /k.k/noa.al/