Makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, vdes një grua në Kosovë
Transmetuar më 24-08-2019, 20:30

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë.

Një automjet që drejtohej nga një grua ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Gjilanit, njoftojnë mediat vendase./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...