Transmetuar më 24-08-2019, 23:32

Shuhet plotësisht  zjarri që përfshiu një karburant në Lezhë.

Burime policore thonë për noa.al, se është shmangur plotësisht rreziku i përfshirjes nga flakët i depozitave të karburantit.

Nga shpërthimi i bombulës së gazit mësohet se janë lënduar 6 persona.

Njëri prej tyre është transportuar për në Tiranë, në repartin e djegies.

5 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikit për jetën.

Shërbimet e policisë vendosën perimetër sigurie dhe larguan të gjithë njerëzit përreth karburantit deri në eliminimin e plotë të zjarrit./a.k/noa.al/