Transmetuar më 25-08-2019, 08:20

Këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi janë aksidentuar me makinë teksa udhëtonin për të performuar në një koncert.

‘News31.al’ bën të ditur se makina e tyre ka dalë nga rruga duke rënë nga lartësia.

Në fotot shihet makina përmbys, por për fat të mirë dy artistët e “Threedots”, janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Maliq, në afërsi të Korçës.

Bruno dhe Miri ndodhen në spital në Tiranë ku janë nën vëzhgimin e mjekëve.