Transmetuar më 25-08-2019, 09:21
Foto ilustruese

Përdhunon vajzën 2 vjeçe e gjysmë, filmohet dhe më tej videon e shet videon tek pedofilët.

Një video e cila përfundoi në qendrën e hetimeve të policisë australiane, zbuloi horronin i cili çoi në burg një 46-vjeçar me banim në Treviso të Italisë.

Akuza e ngritur ndaj tij është se ka përdhunuar vajzën e tij 2 vjeçe e gjysmë dhe ka filmuar gjithçka, për ta shitur tek një rreth pedofilësh në vende të ndryshme të botës.

Në Australi, video u zbulua nga autoritetet, duke bërë që të nisin hetimet, për shkak se në disa momente shihej fytyra e tij.

Burri u akuzua këtë të premte nga policia italiane, me urdhër të prokurorit Massimo Vicinanza, teksa hetimet ndaj tij janë në vijim. /a.y/noa.al