Transmetuar më 25-08-2019, 12:12

“Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, Edi Rama gënjen si derr!” Kështu thotë nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke publikuar një video nga një intervistë e Kryeministrit.

Gjithçka pas reagimit të këtij të fundit, i cili mohoi zërat se ka qenë me pushime në Greqi.

“Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”- thotë Edvin mashtruesi, që jeton në një vilë të paktën 2 milion euro, por të deklaruar shumë më pak”, shkruan Paloka.

Për rifreskim të kujtesës për shqiptarët që nuk kanë pse mbajnë mend çdo mashtrim të Edi Ramës, ai publikon disa nga pushimet “superluksoze të Ramës”, të pranuara prej tij vetë, siç shikohet edhe ne video.

– Pushimet në Majami në SHBA, të pranuara me gojën e tij.

– Pushimet në Boston në SHBA.

– Pushimet në Nju Xhersi në SHBA.

– Pushimet në Europë dhe Azi, nga Mynihu në Hong Kong, nga Stambolli në Nju Jork, nga Berlini në Rostok, sa herë hap ekspozita private. 10 dite qëndroi vetëm në Neë York për ekspozitën që u hap në një nga galeritë më të shtrenjta në botë.

– Pushime në Monte Karlo në klubin e miliarderëve të Monakos (E justifikuar nga Fuga, pasi u denoncua, si ftesë private e Princit të Monakos)

Paloka shton më tej se, “Ky që mori helikopterin për të shkuar nga vila në Vlorë deri në aeroport ku e priste charteri me të cilin shkoi në Torino vetëm për të parë ndeshjen e Juventusit e për të bërë një foto me Ronaldon deklarohet me paturpësi, më se një herë, se “nuk i pëlqen luksi” dhe pushimet i bën në Shqiperi…!!!”

Paloka thotë se Rama jo vetëm ka bërë pushime jashtë vendit, por i ka bërë ato me shpenzime marramendëse, që nuk justifikohen me pasurinë e deklaruar prej tij.

Prandaj, shprehet ai Etilda Gjonaj nuk e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë dhe hotele 600-700 euro nata, duke nënvizuar se, “Ajo thjesht ka ndjekur modelin e shefit të saj, Edi Rama, që gënjen pa u skuqur fare se nuk paska bërë kurrë pushime jashtë shtetit si kryeministër”. /a.y/noa.al

U tha se ishte me pushime në Greqi, reagon Rama dhe zbulon ku ndodhet