Transmetuar më 25-08-2019, 13:13

Një video e publikuar nga New York Post është mbresëlënëse. Makthi i jetuar nga banorët e Manhattan Promenade, vështirë se do mund të harrohet, sidomos pasi në incidentin në fjalë humbi jetën një djalë 30 vjeç.

Sam Waisbren gjeti vdekjen për shkak të një defekti në ashensorin e pallatit, ku jetonte prej disa kohësh.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, shihet qartësisht momenti, kur ashensori bie në zbrazëti, duke mos i lënë rrugë shpëtimi të riut.

Para tij, një tjetër djalë, vetëm për pak centimetra, arriti që të dilte nga ashensori.

Viktima po tentonte të kapej në dysheme, kur ashensori, u rrëzua.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në Third Avenue rreth orës 8:15 të kësaj të enjteje. /a.y/noa.al