Ulje emergjence për helikopterin, fluturojnë çatitë e shtëpive! Terror mes banorëve, plagoset fëmija
Transmetuar më 25-08-2019, 13:29

Një helikopter i ushtrisë, i cili po transportonte disa gjenerator në Santa Caterina të Valfurva, provincë e Sondrio, në Itali, për shkak të kohës së keqe, u detyrua që këtë të shtunë të bëjë ulje emergjente.

U detyrua të ulej në një zonë publike, duke krijuar panik mes banorëve dhe turistëve që po kalonin pushimet në zonën malore.

Piloti u detyrua që të bëjë uljen emergjente, për shkak se rrezikonte që ngarkesa të binte në zbrazëti.

Disa çati u shkatërruan, ndërkohë që një fëmijë 10 vjeç mbeti i plagosur me një plagë në kraharor, si dhe dy persona të tjerë pësuan dëmtime më të lehta.

Lidhur me këtë ngjarje, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...