Transmetuar më 25-08-2019, 14:11

Paraqitjet e dobëta në miqësoret e verës u dukën se u hodhën shpejt pas krahëve, pas startit me fitore në sezonin e ri të La Liga. Por është dashur shumë pak që qetësia në dhomat e zhveshjes të skuadrës madrilene të prishet sërish.

Tifozët dhe mediat pranë klubit “Los Blancos” kanë mbetur të zhgënjyer nga paraqitja në tërësi e të besurve të Zidane. Për këtë arsye, francezi është bërë sërish shënjestër e kritikave të ashpra, aq sa pankina e tij po vihet në dyshim të fortë.

Është e përditëshmja “AS”, që vetëm një ditë pas ndalesës në shtëpi, kthen sërish në vëmendje emrin e Jose Mourinho. Sipas gazetës madrilene, tekniku portugez pret vetëm shkarkimin nga detyra të Zidane, për t’u kthyer sërish në drejtim të Realit.

Duke qëndruar në atë që raporton kjo media, trajneri francez përballet me humorin e keq të disa futbollistëve për shkak të merkatos, ndërsa edhe raporti i tij me Florentino Perez është ftohur ndjeshëm.