Transmetuar më 25-08-2019, 14:11

“Kontrollojini gjithmonë fëmijët tuaj, ju lutem”! 35-vjeçarja angleze Nicola Barksby, nëna e vogëlushit Jake, vetëm 6 vjeç, zbuloi se i biri kishte tumor në testikuj.

Gruaja kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte me djalin, teksa po i bënte banjë, në 28 maj.

Vuri re se njëri nga testikujt ishte më i madh se tjetri dhe pasi e çoi në spital, vogëlushi u zbulua nga një tumor i radhë.

Më 4 qershor mjekët i hoqën Jake testikulin e prekur nga tumori prej 5 centimetra. Aktualisht fëmija është në fazë rikuperimi, por nëna e tij nga Barksby, në Nottinghamshire, iu bën thirrje të gjitha nënave që të kontrollojnë fëmijët e tyre.

“Ndodhi gjithçka shumë shpejtë, ishte një shok i madh. Jake nuk kishte asnjë lloj dhimbje. Është e vështirë ta presësh diçka të tillë tek një i rritur, imagjinoni te një fëmijë 6 vjeç”, thotë gruaja, shkruan noa.al.

Fatmirësisht tumori nuk rezultoi malinj, por pavarësisht kësaj fëmija duhet ti nënshtrohet për 22 javë rresht seancave të kimioterapisë. /a.y/noa.al