Transmetuar më 25-08-2019, 15:17

Ish-kryeministri Sali Berisha jep një tjetër version për shkaqet e ngjarjes së mbrëmshme, ku një pikë karburanti shpërtheu në flakë në superstradën Lezhë-Laç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”.

Teksa publikon denoncimin e qytetarit dixhital, Berisha thotë se shkak për shpërthimin është bërë rrjeti elektrik dhe ndërprerja e energjisë elektrike.

“Shpërthim i pikës së karburantit në Lezhë. Plagosen 6 qytetar nga të cilët dy rëndë. Ndërpreja e energjisë shkaku i shpërthimit tek pika e karburantit në Lezhë. Miq, një shpërthim i një pike të karburantit në Lezhë ka plagosur mbrëmë 6 qytetarë, ndër të cilët dy në gjendje të rëndë. Duke ju uruar nga zemra shërim të shpejte dhe të plotë të plagosurve, denoncoj gjithashtu gjendjen jashtë kontrolli që ekziston në segment të narkoshtetit të Edvin Mafies”, shkruan Berisha.

Më tej ai shton se, “Në një mesazh qytetari dixhital denoncon se shkak të aksidentit bën gjendjen mjerane të rrjetit elektrik në atë zonë dhe ndërprerjen e energjisë nga OSHE aty”.

“Shpërthimi tek Ekooil pranë kryqëzimit të Shenkollit ka ndodhur në momentin kur ka patur masë e energjisë elektrike e cila ka munguar. Ajo është një ndër zonat më të amortizuara dhe të persekutuara përsa i përket stabilitetit te energjisë elektrike . Sapo të ketë pak erë ose shi vendasit përgatiten me qirinj edhe sot që energjia elektrike paguhet rregullisht . 6 vjet asgjë Punëtori i karburantit ka shkuar të aktivoje gjeneratorin pasi janë fikur dritat dhe është krijuar shkëndija e cila ka qënë motivi i shperthimit!”/b.l/noa.al/