Transmetuar më 25-08-2019, 15:52

Një tjetër aksident është regjistruar në rrugët e vendit tonë, ku tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në fshatin Kras të Tepelenës.

Fatmirësisht sipas të dhënave parprake, nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar.

Ndërkohë dëmet materiale janë të mëdha si pasojë e përplasjes së fortë . Në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Benz’ një ‘Volkswagen’ si dhe një furgon malli.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i automjeteve të përfshira në aksident.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.