Transmetuar më 25-08-2019, 17:06

Temperaturat përvëluese nxisin të tjera zjarre në vendin tonë. Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Krastë të Krujës.

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos.

Zjarri mësohet se rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë shuarjen e flakëve.